Lajme

DnV: Në rritje fotografimi i votës

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 11 June 2017

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se deri në orën 12:00 ka një ngritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Gjatë këtyre konferencave ne fokusohemi në disa parregullsi që i shohim në proces në mënyrë që të ndikojnë edhe organet përgjegjëse për marrjen e veprimeve të nevojshme, për mënjanimin e këtyre parregullsive . Ne do t’i përmendim disa të cilat i kemi pasur gjatë këtij procesi , tentime për votime të dyfishta kemi pasur 59 raste gjithsej në 31 vendvotime ose në 1.24 përqind të të gjitha vendvotimeve në Kosovë . Komunat ku prijnë me tentativa të dyfishta janë Gjilani me 14 raste , Peja me 7 raste , Skenderaj dhe Suhareka me 6 raste dhe disa komuna të tjera.  Fotografimi i votës i pranishëm në të gjitha proceset zgjedhore të kaluara ka përcjellë edhe këtë proces edhe pse i sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës . Fotografimi i votës është evidentuar me 131 raste ose 3.37 përqind të vendvotimeve apo në komuna ka qenë më shume në Fushë Kosovë, 12 raste në Obiliq 8 raste në Mamushë dhe Istog me 3 raste . Vështirësi për t’u  identifikuar në listën e votuesve , ankesa lidhur me listën e votuesve janë raportuar në 1216 raste”, tha Kryeziu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera