Lajme

DnV: Në 13 aktivitete elektorale janë shfrytëzuar resurset shtetërore!

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 02 June 2017

Më tej, Ondraćka ka treguar se një pyetësor me 8 pyetje u është dërguar 39 subjekteve politike ndërsa janë përgjigjur vetëm 6 subjekte.

“Ende kemi kohë deri në zgjedhje dhe nëse subjektet politike dëshirojnë të jenë transparente mund të na përgjigjen gjatë kësaj jave”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu ka thënë se është i impresionuar me përfshirjen e shoqërisë civile në monitorimin e partive politike dhe të zgjedhjeve. Megjithatë sipas tij, subjektet politike duhet të jenë më transparente.Kurse, Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se nga 13 aktivitete prej 77 sa janë mbajtur deri tani në shfrytëzuar veturat zyrtare.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se vërehet se ka pabarazi ndërmjet burrave dhe grave në garën zgjedhore. Kryeziu ka thënë se në dy aktivitete është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për shkak të incidenteve të vogla, njofton lajmi.net

Mjellma Hapçiu-Alijaj nga Demokracia në Veprim ka thënë se subjektet politike tashmë kanë nënshkruar një memorandum për transparencë, prandaj ka thënë se duhet ta respektojnë atë memorandum.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera