Lajme

Kusari Lila: Refuzimi i LVV-së për koalicion parazgjedhor ishte një dush i ftohtë

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 20 November 2019

Mimoza Kusari – Lila, i është kthyer kohës para zgjedhjeve të 6 tetorit, duke folur për refuzimin e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion parazgjedhor me Alternativën.

Kusari Lila në një intervistë televizive në rubikon, një refuzim të tillë e ka quajtur “Dush të ftohtë”, shkruan gazeta inFokus.

“Kjo natyrisht se ishte një dush i ftohtë për atë moment sepse mundohesh dhe punon për partinë”, është shprehur Kusari Lila.

-Advertisement-

Mes të tjerash ajo ka folur edhe për arsyet e largimit të Ilir Dedës nga partia.

“Alternativën nuk e ka lëshuar askush për këtë vendim, kanë qenë ata që në fakt janë distancuar prej kohës kur edhe është bërë distancimi i Ilirit (Deda) vetë nga Alternativa si rrjedhojë e mosrealizimit të një marrëveshje për ekipin e dialogut, për çka edhe ka qenë insistimi i tij i vazhdueshëm në bashkëpunimin me PSD-në, domethënë ka ekzistuar ajo ftohje prej asaj periudhe dhe pastaj është zyrtarizuar kur është publikuar lista jonë me VV-në”, ka deklaruar më tej ajo /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera