Kurti pret në zyret e VV’së zyrtarë të parlamentit francez dhe belg
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 19 November 2019
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë kësaj të marte ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, njëherit deputetin e Parlamentit Kombëtar të Francës, Jacques Krabal, Drejtuesin e Misionit për Evropë, Sekretarin e Përgjithshëm Administrativ dhe këshilltarin për rajonin e Evropës.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e LVV-së, shkruan gazeta inFokus.
Ne njoftim thuhet se kryetari Kurti i falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar për përparimin e statusit të Kosovës përbrenda APF-së në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Sot, Kryetari Kurti, së bashku me kandidaten për deputete, znj. Saranda Bogujevci, Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti dhe anëtaren e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Fitore Pacolli priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) dhe njëherit deputetin e Parlamentit Kombëtar të Francës, z. Jacques Krabal, të shoqëruar nga Drejtuesi i Misionit për Evropë në APF, deputeti Belg, z. Jean Charles Luperto, Sekretari i Përgjithshëm Administrativ i APF, z. Emmanuel Maury dhe këshilltari i APF për rajonin e Evropës, z. Fatmir Leci, Cécile Fisterberg dhe Fikrije Pllashniku nga Ambasada Franceze, si dhe Bardha Etemi nga MPJ.
Z. Krabal e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehu bindjen se një proces i tillë zgjedhor e demokratik mund të merret shembull nga 88 shtetet anëtare të APF. Ai tregoi se APF i ka dy misione: të ofroj mundësi për mësimin e gjuhës frënge dhe të ndihmoj në zhvillimin e demokracisë në vendet anëtare të APF-së, dhe vendet tjera duke respektuar sovranitetin e secilit shtet.
Sipas tij, Kosova ka bërë punë shumë të mirë drejt zhvillimit dhe kulturës frankofone por ka nevojë që të përmirësohet cilësia e mësimdhënies së gjuhës frankofone në të gjitha nivelet shkollore dhe akademike.
Ai shprehu bindjen se me qeverisjen e ardhshme dhe bashkëpunimin e ndërsjellë do të ketë më shumë suksese në këtë pikë.
Z. Luperto theksoi rëndësinë e mundësive që ofrojnë organizatat ndërkombëtare si APF për shtrirjen e ndikimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai tha se APF dhe Kosova si anëtare e saj janë që të dyja në situatë fituese kur bashkëpunojnë.
Kryetari Kurti i falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar për përparimin e statusit të Kosovës përbrenda APF-së në të ardhmen. Ai tha se qeveria e ardhshme krahas prioriteteve që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik që krijon vende të reja pune, do të angazhohet që studentët që studiojnë e punojnë jashtë vendit të kthehen në Kosovë dhe t’i vazhdojnë studimet nga këtu duke bërë praktikë në institucionet e ndryshme publike ku edhe do të mund ta shpërndanin njohurinë dhe kulturën e punës që e kanë përvetësuar prej vendet nga vijnë.
Në fund të këtij takimit, palët u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre drejtë përparimit të statusit të Kosovës në APF dhe për zhvillimin e kulturës frankofone dhe demokracisë në Kosovë.
Të tjera
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...