Lifestyle

Djema, vini re! 6 Gjërat që duhet të dini për vajzat e zhgënjyera në dashuri!

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 21 July 2017

Në dashuri ka edhe zhgënjime, që nuk i shmang dot.

Në këtë artikull, sipas intv.al ekspertët rendisin gjërat që i ndodhin femrave të cilave i është thyer zemra nga dashuria.

1. Ajo nuk kërkon më partner
Fakti që sapo kanë kaluar një eksperiencë të hidhur në dashuri, i pengon ato të kenë dëshirën për të gjetur partner të ri. Optimizmi tek ato është shumë i ulët.

-Advertisement-

2. Nuk beson më
Ajo ndoshta nuk do t’ju besojë ju menjëherë. Mendojnë se shumica e njerëzve gënjejnë. Personat e tjerë që do vijnë në jetën e tyre do e kenë të vështirë të fitojnë besimin e tyre.

3. Nuk mendon se jashtë ka ende njerëz të mirë
Zhgënjimi i ka bërë ato të humbin çdo shpresë për të gjetur dikë të mirë. Ato nuk mendojnë më se diku jashtë, është dikush që i përshtatet në mënyrën më të mirë.

4. Nëse nuk dëshiron të flasë për të kaluarën, respektojeni
Nëse shikoni se nuk dëshiron të përmend asgjë rreth marrëdhënies së kaluar, respektojeni vendimin e saj. Mos bëni që të rikujtojë gjëra jo të mira, në lidhje më ato çfarë ka kaluar me ish partnerin e saj.

5. Ndihet me moral të ulët
Zhgënjimi ka lënë pasoja jo të këndshme te ajo. Ju duhet t’ja shtoni vetbesimin dhe t’i jepni sa më shumë suport. Përkrahja, sipas intv.al është çelësi kryesor në këtë rast.

6. Ka ende inat
Gjendja e saj pas thyerjes së zemrës është e vështirë për të ecur përpara. Mirëkuptojeni dhe bëni që inati i saj të shuhet me kalimin e kohës.

Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera