Lifestyle

Djema, harrojini makinat luksoze! Nuk ju hyjnë në punë me femrat

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 11 May 2018

Femrat i perceptojnë meshkujt që nuk kujdesen për pasurinë e tyre si të paqëndrueshëm për lidhje afatgjatë, thotë një studim i ri.

Studiuesit amerikanë të universitetit të Buffalo-s thonë se sjelljet e shkujdesura, si drejtimi i makinës për të rënë në sy, mund të jenë të dëmshme kur bëhet fjalë për të gjetur një partner potencial. Kjo pasi, meshkujt që ngasin makina ekstravagante shihen më shumë seksualë se sa të besueshëm.

Studimi interesant realizoi një pyetësor anonim me 375 student të diplomuar ku iu kërkua se si e interpretojnë shfaqjen e pasurisë të një mashkulli.

-Advertisement-

Fillimisht ata lexuan një përshkrim për dy meshkuj që po blinin makina ku iu kërkua të vlerësonin çdo karakter në takim, në interesin e tyre ndaj një lidhje dhe tërheqjen tek të tjerët.

Të dy meshkujt shpenzuan të njëjtin buxhet, por teksa njëri bëri investim të kursyer, tjetri bleu një makinë të re që vihet re.

Rezultatet treguan se si meshkujt dhe femrat që morën pjesë i vlerësuan djalin me makinë luksoze si më me interes për marrëdhënie të shpejtë seksuale, por jo si një partner i qëndrueshëm.

Ndërsa djali tjetër që bëri një investim të kursyer pati më shumë shanse si një partner afatgjatë dhe një prind i mirë në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera