Lifestyle

Djelmosha, kujdesuni: Femrat gjithnjë e më shumë tradhtojnë derisa ju i shikoni ndeshjet

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 07 July 2018

Derisa meshkujt argëtohen duke shikuar nga disa ndeshje brenda ditës, “argëtimin” e vet një e katërta e femrave do ta kërkojnë duke bërë tradhti.

Mirëpo edhe djelmoshat përdorin, në rend të parë, këtë pretekst për të tradhtuar, transmeton Telegrafi.

Një hulumtim të cilin e ka bërë sajti për njohje online të njerëzve të zënë, Gleeden, ka zbuluar që femrat nuk do të tolerojnë shumë mungesën e kujdesit të mashkullit gjatë kampionatit të futbollit.

-Advertisement-

Ky sajt francez me dy milionë anëtarë, në rend të parë, u është përkushtuar femrave, të cilat tashmë janë në lidhje apo të martuara.

Gjatë Kampionatit botëror të fundit numri i femrave të regjistruara është shtuar për 71 për qind brenda një muaji. Kjo, ndryshe, do të thotë që mesatarisht çdo ditë janë regjistruar 1.400 femra.

Hulumtuesit kanë intervistuar 5.000 anëtare të veta, ndërkaq një e katërta e tyre kanë pranuar se do të argëtoheshin duke tradhtuar bashkëshortin apo të dashurin derisa shikojnë futbollin.

Vetëm 12 për qind e tyre do të shikonin ndeshjet bashkë me partnerët e tyre.

Njëkohësisht 76 për qind e meshkujve do të shfrytëzonin “po shkoj të shikoj ndeshjen” si pretekst që të tradhtojnë bashkëshortet e veta.

Mirëpo, siç shkruan Daily Star, ata të cilët shpresojnë për të bërë tradhti, do të duhej të shikonin ndeshjet, sepse sifilizi është duke u përhapur me të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera