Lajme

Djegiạ e vilës së deputetit Bajqinovci, deklarohen nga Prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 25 September 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur hetimet për djegien e vilës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katunishtë të Podujevës dhe se rasti është cilësuar si zjarrrvënie.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se më datën 24.09.2024, ka pranuar informatën nga Policia e Kosovës se në fshatin Katunishtë të Podujevës është duke u djegur një Vilë, Prokurori kujdestar ka autorizuar hetuesit e Policisë së Kosovës që të ndërmarrin veprime hetimore dhe të grumbullojnë provat në drejtim të veprës penale Zjarrvënia”, ka thënë ajo, për Express.

-Advertisement-

Për rastin sot janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, zjarri është vënë në rrethana të panjohura, teksa është lokalizuar nga zjarrfikësit.

“Podujevë  15-24.09.2024 – NN.  Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë  shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sot deputeti Bajqinovci përmes një njoftimi në “Facebook”, ka thënë se shpreson që hetimet ta zbardhin të vërtetën.

Reagon deputeti Bajqinovci pasi dikush ia dọgji vilen në bjeshkë, shpreson që hetimet ta zbardhin të vërtetën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera