Djegia e veturave në veri, Rashiq: Po synohet parandalimi i zgjedhjeve, s’ka arsye tjetër

Autori: Gazeta inFokus
17:21 | 15 April 2023
Në pjesën veriore të vendit sot u “dëmtuan pjesërisht” përmes zjarrvënies tri vetura të qytetarëve serbë.
Kësaj here jo me targa RKS siç rëndom ndodh. Veturat ishin me targa (të paspecifikuara) të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë, targa këto që Kosova i konsideron të jashtëligjshme. Në një periudhë tejet të shkurtër kohore, shto tri veturat e djegura sot, përafërsisht shënohen 10-11 vetura të djegura. Dhe kjo mu në kohë kur janë shpallur zgjedhjet në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe.
Rashiq i cili është ministër nga komuniteti serb në Kosovë, këto veprime i sheh vetëm në funksion të parandalimit “me të githa mjetet në dispozicion” të zgjedhjeve në ato zona, zgjedhje këto të shpallura për më 23 prill.
“Me të thanë të vërtetën unë para një ore dëgjova prej jush. Kjo vetëm një arsye mund ta ketë. Supozoj se kjo mund të ketë ndodhur në Leposaviq. Sepse e di që atje ai kandidati që është për kryetar, Aleksandar Jabllanoviqi, dhe unë e kam pa që ka pas disa aktivitete parazgjedhore, gjë që duhet të jetë një gjë normale, që të ketë prezentime të planeve në fushatën parazgjedhore”, thotë fillimisht ai për Nacionalen, dhe ndalet pikërisht këtu, te zhvillimi i fushatës zgjedhore, ku edhe e sheh arsyen kryesore të këtyre aktivitete zjarrvënëse.
“Sa e di unë edhe kështu nga informacionet private kjo nuk do të thotë që ata strukturat të cilat janë nën hije nuk do të përdorin të gjitha mjetet që kanë për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve. Prandaj po supozoj që ata vetura janë qoftë të pronarëve, pra të atyre që janë nominuar si këshilltarë për nivelin komunal ose ndoshta edhe të familjarëve të tyre”, thotë Rashiq.
Andaj, thotë Rashiq, këtu s’ka arsye tjetër veçse t’u bëhet presion garuesve zgjedhorë të ndalojë aktivitetet e tyre elektorale. “Prandaj, shpresoj shumë ta kem gabim, por kjo me siguri po bëhet për t’u bërë presion atyre që janë kandidatë për zgjedhje. Nuk e shoh si asgjë tjetër, duke e ditur se çfarë metodologjie është përdorur për djegien e veturave”, thotë Rashiq për Nacionalen.
“Fatkeqësisht kjo nuk është asgjë e re. Kjo ndodh që tash e disa vite. Tash e kam një informatë, nëse nuk është gabim, por deri tash janë djegë afro 200 vetura. Po ju garantoj që kjo nuk është e zakonshme në cilindo prej shteteve”, tha ai.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...