Lajme

Djegia e shtëpisë që është pjesë trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, nisin hetimet

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 31 October 2023

Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë që është pjesë trashëgimisë kulturore u kaplua nga flakët mbrëmjen e sotme.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Express se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa njësitë kompetente kanë nisur hetim për këtë rast.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që  është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, tha Zahiti për Express.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera