Lajme

Djegia e Muzeut të muzikës në Gjakovë, Kusari-Lila me akuza për qeverisjen lokale

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 31 August 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë.

Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeverisja aktuale në Gjakovë nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore,

“E trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë.

-Advertisement-

Objekti përveç se ishte objekt nën mbrojtje, kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë për ridestinimin që ia dhamë në Korrik të vitit 2016”, ka shkruar Kusari.

Sipas saj, në mandatin e saj si kryetare e Komunës së Gjakovës, kishin vlerësuar se ishte më se e nevojshme të kishte një destinim për historinë e krijimtarisë muzikore nga Gjakova, vlerē kombëtare për gjithë shqiptarinë.
Ajo po ashtu akuzoi Komunën e Gjakovës se nuk ka pas interesim të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore.

“Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilën përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se objekti duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte.

“Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkujdesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe”, ka shkruar ndër të tjera Kusari-Lila. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera