Lajme

Djegia e mbeturinave rrezikon jetën e banorëve

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 11 October 2018

Banorët e fshatrave Bellopojë, Veriq, Osejan, Gurrakoc dhe Kerrninë të Komunës së Istogut janë të shqetësuar me gjendjen e tmerrshme të cilën po përballen kohën e fundit.

Sipas banorëve, tymi i cili po shkaktohet nga mbeturinat të cilat po digjen në deponinë e këtij rajoni, po krijojnë kaos vdekjeprurës te kafshët dhe me këtë rast po rrezikohet jeta e shumë njerëzve, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë shqetësim, njëri prej banorëve të rajonit të Istogut ka kërkuar nga Komuna dhe Ministria e Mjedisit që të ndërmarrin masa ndaj kësaj situate.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera