Lajme

Dje u anuluan pothuajse të gjitha/A po realizohen sot të gjitha fluturimet për në Gjermani nga ANP

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 28 March 2023

Ditën e hënë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”  për në Gjermani janë realizuar vetëm dy fluturime gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak se punëtorët në aeroportet gjermane, janë futur në grevë duke kërkuar paga më të larta. Ndërkaq që nga  mëngjesi deri në orët e mbrëmjes së ditës së hënë,  janë anuluar të gjitha fluturimet e parapara.

Por gjendja sot është stabilizuar dhe se po realizohen të gjitha fluturimet e parapara për në Gjermani.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Valentina Gara, ka thënë se sot të gjitha fluturimet po realizohen sipas planifikimeve. Ndërkaq thotë se  gjatë ditës së djeshme janë realizuar vetën dy fluturime në orët e mbrëmjes.

-Advertisement-

“Ditën e djeshme janë realizuar vetëm dy fluturime për në Gjermani në orët e mbrëmjes. Sot të gjitha fluturimet janë duke u realizuar sipas planifikimeve”, ka thënë Gara, për “IndeksOnline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera