Lajme

Dje nga zjạrri u rrezikua seriozisht navigacioni ajror i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 14 August 2024

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka publikuar pamje nga dita e djeshme për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit në afërsi të sistemit radarik në Kodrën e Goleshit.

Sipas tyre dje kishte rrezik ku do të mund të shkaktoheshin dëme të mëdha edhe për sistemet esenciale të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës.

“Falënderojmë personelin tonë të sigurimit, zjarrëfikësit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari’ dhe zjarrëfikësit e Komunës së Lipjanit, për sanimin e këtij rreziku, që do mund të shkaktonte dëme të mëdha edhe për sistemet esenciale të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës.”.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera