Dje gjuajti punëtoren dhe vodhi paratë, sot vodhi sërish – arrestohet i dyshuari në Gjilan
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 12 October 2021
Njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan, kanë arrestuar personin i cili dyshohet se dje, në një lokal të këmbimit të valutave ka kryer veprën penale “Grabitje”. I njëjti nën kërcënim të armës ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme të hollash dhe po ashtu ka shtënë në drejtim të punëtores e cila ka pësuar lëndime trupore si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
“Po sot më 12.10.2021, përsëri Policia u lajmërua për një grabitje me armë në një lokal në Gjilan ku një i dyshuar , nën kërcënim të armës pasi ka shtënë dy herë në ajër ka arritur që t’i marrë një sasi të konsiderueshme të hollash nga kasa e lokalit dhe fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Policia e Kosovës , Njësitet e hetimeve të Policisë së Kosovës stacioni policor në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin mashkull shtetas të Kosovës L.Z. (2003) me banim në Gjilan i cili dyshohet të jetë i përfshirë në dy rastet e grabitjes”, njofton policia.
Ai pas arrestimit është sjellë në lokalet e stacionit policor në Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, në prani të avokatëve mbrojtës.
Si provë materiale i është gjetur arma e përdorur në këto vepra penale si dhe një shumë të hollash që janë grabitur të cilat u janë kthyer pronarëve legjitim.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
“Rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës konkretisht hetimet Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, përfundon njoftimi i tyre.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...