Djathtistët serbë i protestojnë Vuçiqit para presidencës, kërkojnë ta pezullojë dialogun me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 16 December 2022
Partitë opozitare të krahut të djathtë dhe lëvizjet djathtiste organizuan protestë më 16 dhjetor para ndërtesës së Presidencës serbe në Beograd.
Protestuesit kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “të ndryshojë politikën” e Serbisë ndaj Kosovës dhe të pezullojë negociatat që zhvillohen në Bruksel.
Protesta u organizua në kohën e rritjes së tensioneve mes dy shteteve, pasi më 10 dhjetor, disa serbë lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovë, në shenjë kundërshtimi me arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Pantiqit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Organizatorët e protestës bënë thirrje për dhënien fund të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011.
Lideri i lëvizjes opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviq, para protestuesve tha se çështja e Kosovës duhet të kthehet sërish në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit.
“Prandaj duhet t’i dërgohet një letër presidentit të Rusisë, presidentit të Kinës dhe të gjitha shteteve në botë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Obradoviq.
Obradoviq po ashtu kërkoi anulimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Një prej folësve në protestë ishte edhe Mlladen Obradoviq, lideri i organizatës së ndaluar klerofashiste, Obraz.
Gjatë adresimit para protestuesve, ai tha se “e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës është që serbët të bashkohen, me guxim e me vendosmëri të thonë ‘s’ka dorëzim’, asnjë ndarje dhe asnjë shkëputje të ndonjë pjese të Serbisë, në asnjë mënyrë”.
Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme sikurse “Në Prizren nesër dhe përgjithmonë”, “S’ka dorëzim” dhe “Kosovën do ta tradhtojnë vetëm frikacakët”.
Pas fjalimeve të organizatorëve, protestuesit marshuan nëpër rrugët në qendër të Beogradit drejt Ambasadës ruse, para së cilës, ata brohoritën “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”.
Protesta përfundoi para Kishës së Shën Savës, pa ndonjë incident. Për sigurinë në protestë u përkujdesën një numër i vogël i zyrtarëve policorë serbë.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...