PDK-AAK-NISMA

Djali i Sami Lushtakut thotë se përkrahin fuqishëm ‘Fillimin e ri’

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 27 May 2017

Mërgim Lushtaku, djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, ka thënë se familja e tij është përkrahëse e fuqishme e fillimit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Mërgimi, që është edhe kandidat i koalicionit PDK-AAK-Nisma për deputet, duke folur në një tubim në Skenderaj pohoi se ndjehet krenar që partia ia dha besimin.

“Familja ime është mbështetëse e madhe e Fillimit të Ri. Ndjehem i nderuar që jam pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ndjehem krenar që jam kandidat për deputet i kësaj partie”, tha ai.

-Advertisement-

“Nuk është i fuqishëm premtimi jonë, por puna jonë e bënë premtimin”, shtoi Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera