Rozë

Djali i Inva Mulës kapet mat me të dashurën në Dhërmi! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 28 August 2017

Vitet e tjera mund të ketë qenë duke pushuar në Dhërmi, por nuk rënë në sy si këtë verë, ku shfaqet i burrëruar, gjithë muskuj e tatuazhe.

Anthony, djali 22-vjeçar i çiftit tashmë të divorcuar të artistëve Inva Mula e Pirro Çako, është fotografuar këto ditë të nxehta në plazhin më të preferuar nga personazhet e njohur të showbiz-it.

Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony është stacionuar në Jug me të dashurën e tij franceze, Marien, një bionde superelegante dhe e veçantë. Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, plot konfidencë dhe përkëdhelje. Flitet se ata janë njohur në Paris, ndërkohë që ia shprehin në çdo moment dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Anthony, i cili ka lindur në Paris (Francë), flitet se i ka lënë studimet në Londër, ku ndiqte shkollën në degën e muzikës, profesioni i dy prindërve të njohur. Por kjo gjë mbetet një thashethem, përderisa nuk e ka rrëfyer vetë ai.

Në fakt këtë ndryshim e paralajmëroi nëna e tij, Inva, gjatë intervistës së gjatë dhënë për emisionin “Kontrata” të Sonila Meços, pra disa vitesh. Ajo çfarë bën përshtypje është transformimi i Anthonyt, nga një djalë klasik në një rebel me muskuj e tatuazhe./Panorama/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera