Fun & Video

Djali i varur nga lojërat online, nëna e ushqen në një internet-kafe (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 22 February 2019

Nëna e Carlito Garcias, një vogëlushi nga Filipinet është padyshim prindi më i shqetësuar në botë, pasi djali i saj është bërë i varur nga lojërat online dhe nuk largohet nga qendra internet-kafe që është në lagjen e tyre.

Lilybeth Marvel detyrohet çdo ditë që të ushqejë 13-vjeçarin gjatë “seancës së tij të lojërave të maratonike” në një internet kafe. 37 vjeçarja thotë se ajo u shqetësua dy vjet më parë kur djali i saj filloi të qëndronte për shumë kohë në sallën e internetit në Nueva Ecija.

Ndërkohë, Daily Mail ka publikuar një video që tregon momentin, kur djali i saj po konsumonte mëngjesin që nëna ia dha gjatë një “seance të lojërave” të tij.
>Madje, djali duket i shqetësuar, pasi nuk mund të përqendrohet te ekrani dhe tastiera, ndërsa nëna përpiqet ta ushqejë.

-Advertisement-

“Djali im i gjorë… Ja, ha tani!”, dëgjohet të thotë ajo.

Ajo gjithashtu e pyet fëmijën nëse dëshiron të marrë vitaminat që gjyshja i ka dërguar sepse është e shqetësuar se po mbetet i kequshqyer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera