Lajme

Djali i Shpend Maxhunit me drogë e armë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 20 October 2018

Djali i udhëheqësit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend, është gjetur me armë e drogë në veturën e cila është pronësi e Enver Maxhunit, në mbrëmjen e 12 tetorit. Zëvendëskryeprokurori Berisha tha se kushëriri i 20 vjeçarit ka thënë se arma është pronë e tij, ndërkohë asnjë nga krerët e shtetit nuk kanë reaguar në lidhje me rastin.
Ka udhëhequr institucionet më të rëndësishme të sigurisë në Kosovë. Si drejtor i Policisë së Kosovës, u shkarkua para disa muajve, si pjesë e skandalit të deportimit të gylenistëve.

E gjatë së shtunës, emri i Maxhunit u lakua përsëri. Kësaj radhe armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur mbrëmjen e 12 tetorit në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, përkatësisht djali i Shpendit.

Në raportin fillestar të Policisë së Kosovës, thuhet se te 20 vjecari, kanë gjetur një revole të llojit “Zastava”. Bëhet e ditur se rasti është inicuar si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

E nga Prokuroria e kanë konfirmuar rastin.

Për T7, zëvendëskryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha tha se tre persona kanë qenë në veturë, e që sipas tij është kushëriri i Maxhunit, Rinori i cili po thotë që revolja është pronësi e tij.

E siç duket, gjatë së martës Komisioni për Mbikqyrjen e AKI’së, do ta ketë në rend të ditës edhe këtë temë.

Kështu tha gjatë së shtunës, kryesuesja e Komisionit, Ganimete Musliu, e cila u shpreh se gjatë së martës do të trajtohet gjithçka që i obligon ata si Komision.

Ndërkohë, reagime ka pasur edhe nga anëtarë të këtij Komisioni. Përmes një përgjigjie me shkrim, për T7, Anton Quni, thotë se nuk është detyrë e tyre t’i mbikqyrin familjarët e zyrtarëve të AKI’së, por zbatimin e ligjeve nga ana e institucionit.

Megjithatë, ai shpreson se rasti do të trajtohet komfor ligjit.

Sic dihet, vetura ka qenë pronë e Enver Maxhunit, prindi i Shpendit. Ekipi i T7 gjatë së shtunës ka qenë në fshatin Maxhunaj, ku jetojnë prindërit e shefit të AKI’së.

Mirëpo, thirrjeve të ekipit, nuk iu përgjigj askush.

Sipas disa banorëve, Enver Maxhuni në mëngjesin e të shtunës është larguar nga shtëpia për në Prizren. Ata thanë se gruaja e tij ishte e sëmurë.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera