Lajme

Djali i Rifat Jasharit bën për spital ish të dashurën, kërkon ndihmë në Emergjencë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 09 June 2021

Ish e dashura e Fazli Jasharit, është bërë për spital pasi është rrahur nga djali i Rifat Jasharit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e sulmit fizik ajo është dërguar për tretman mjekësor.

“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e sulmit fizik, në këtë rast lëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.

Në lidhje me rastin Infokus ka kontaktuar edhe në Klinikën Emergjente.

Drejtori i emergjencës, Basri Lenjani, ka deklaruar se është trajtuar si rast, duke mos dhënë  më shumë detaje për pacienten

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, është trajtuar mbrëmë por për gjendjen nuk mund të flasin”, ka thënë ai për Infokus.

Ndryshe Policia ka bërë të ditur se Fazli Jashari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Gazeta Infokus/

Të tjera