Sport

Djali i Maradonës kërkon të pensionohet numri dhjetë

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 02 December 2020

Djali i legjendës argjentinas, Maradona Junior, ka kërkuar nga të gjitha klubet që të pensionohet numri dhjetë, në shenjë respekti për babanë e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Diego Armando Maradona vdiq javën e kaluar në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër.

Vdekja e tij e parakohshme i ka prekur të gjithë, sidomos klubet ku ai kishte kaluar një pjesë të karrierës.

-Advertisement-

“Në skuadrat që ai (Maradona) ka luajtur, duhet të pensionohet numri dhjetë në fanellë”, ka thënë Maradona Junior.

Ai po ashtu ka thënë që edhe Barcelona duhet të pensionoj numrin dhjetë, të cilin e mban Lionel Messi.

“Mendoj se duhet të bëhet një gjë e tillë, përfshirë këtu edhe Barcelonën. Nuk ka dyshime”, ka deklaruar Maradona Jr./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera