Lajme

Djali i Kadri Veselit s’dëshiron të komentojë ndërsa hyn në Gjykatën Speciale: S’do të deklarohemi për momentin

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 16 September 2026

Klestor Veseli, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka dashur të komentojë duke hyrë në Gjykatën Speciale, ku pas pak pritet të nisë seanca ku do të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Veseli u shpreh shkurtimisht: “Jo. Faleminderit shumë. Nuk do të deklarohemi për momentin”.

Gjykata Speciale do ta shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy