Lajme

Djali i Jakup Krasniqit pas vizitës në Hagë: “Babi është i fortë, ky është dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 16 September 2026

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas vizitës me babain e tij, pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Krasniqi tha se babai i tij ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë asaj që ai e cilësoi si luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ai tha se ish-krerët e UÇK-së janë të fortë dhe krenarë, ndërsa shtoi se, sipas tij, fitorja e tyre ishte arritur me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008”, ka shkruar ai.

Krasniqi e ka cilësuar vendimin si dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka përfunduar Altin Krasniqi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy