Lajme

Djali i Hashim Thaçit kundër Bekim Jasharit

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 28 September 2021

Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalur edhe publikisht kundër Bekim Jasharit, i cili po garon për mandatin e dytë  në krye të komunës së Skënderajt.

Ai po e mbështet Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale duke marrë pjesë edhe në fushatë së bashku kandidatin e kësaj partie për kryetar të Skenderajt, Fadil Nurën dhe ish kandidatin për të parin e kësaj komune, Sami Lushtaku.

Në disa fotografi të publikuara nga vetë Lushtaku Endrit Thaçi shihet pjesë e fushatës aktive në këto zgjedhje.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, në përshkrimin e fotografive shkruan “Në Skenderaj, bashkë me Endrit Thaçin, të birin e Presidentit Hashim Thaçi”./Gazeta Infokus/

Të tjera