Lajme

Djali i Hashim Thaçi publikon fotografitë e babait me presidentë amerikanë: Ja ku ishim, e ku jemi tani

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 30 May 2023

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka postuar një insta-storie të babait të tij ku shihet i fotografuar me disa presidentë amerikanë.

Janë pesë fotografi të Thaçi me presidentin, Clinton, Bush, Obama, Trump si dhe Biden gjatë kohës sa i fundit ishte zëvendës president.

”Ja ku ishim, e ku jemi tani”, ka shkruar Endrit Thaçi.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë ai u inkuadrua në debatin për raportet e SHBA-ve dhe Kosovës, të cilat opozita në Kosovë i cilëson si të rrezikuara.

SHBA-ja e përjashtoi Kosovën nga “Defender Europe 2023”, duke paralajmëruar masa tjera nga Kosova.

Kjo pasi, thonë se Qeveria Kurti po ndërmerrë aksione të pakoordinuara në Veri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera