Lajme

Djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 05 December 2024

Fahri Fazliu ka treguar detaje rreth arrestimit të babait të tij, Fadil Fazliu, që ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai tha se lajmin për arrestimin e babait e mori nga komshinjtë e tij. Sipas tij, ajo që hetuesit e Prokurorisë në Hagë kanë bërë, është kidnapim.

“Edhe paradite edhe pasdite isha në bazën e tyre në Fushë Kosovë, në EULEX. Kërkova përshëndetjen me babanë, nuk mu lejua. Prapë në mbrëmje kërkova, s’mu lejua. Sipas informacioneve, po mendojmë se të arrestuarit janë ende aty, pra në Fushë Kosovë, në bazën e EULEX-it. Më treguan komshinjtë për arrestimin, thanë që erdhën 3-4 vetura të EULEX-t dhe e kanë marrë. Fadili veç shkoi. U thash se dua ta di arsyen e arrestimit, më thanë që nuk kemi, ju tregojmë pastaj. Me ndodh një arrestim pa paralajmërim, është kidnapim”, tha Fazliu në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera