Lajme

Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 24 December 2024

Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i cili u dërgua në paraburgim në Hagë, i ka dërguar mesazhe atij nga rrjeti i tij social facebook.

Edhe sot në mëngjes ai ka përshëndetur babain Fadilin duke i thënë të qëndrojë i fortë dhe stoik.

Po ashtu djali i Fadilit duke kërkuar drejtësi dhe liri për të gjithë clirimtarët ka thënë se babain e tij e pret në Kosovën heroike të cilës i dha aq shumë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Postimi i tij pa ndëryrje dedikuar babait:

Mirëmëngjesi babloki jem Fadil, a je çu a ke pushu?

Qëndro i fortë siç dite me qëndru i fortë e stoik gjithmonë!

Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote.🇦🇱

Ai po mbahet padrejtësisht në Hagë.

Liri dhe drejtësi për gjithë Çlirimtarët!🇦🇱

Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve  Fahri e Bahri Fazliu, u arrestua në fillim të dhjetorit në një aksion nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media kishte bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera