Djali i Edi Ramës me një postim që do t’iu bëjë me lotë, ia jep lamtumirën e fundit të dashurës së tij
Autori: Gazeta inFokus 00:12 | 29 November 2019
Të gjithë familjes ju dha lamtumira pas homazheve të mbajtura tek pallati i Kulturës në Durrës. Në homazhe mori pjesë edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregori, i cili në rrjetet sociale ndau lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Kristit dhe familjes së saj, teksa shfaqi miqësinë e ngushtë që kishte pasur me të.
Nuk mund t’i mbash dot lotët teksa sheh fotot e një familje të tërë, jo varur në një kornizë, por në shtyllën e njoftimeve të të vdekurve. Janë pjesëtarët e familjes Reçi që u ndanë tragjikisht nga jeta në tërmetin fatkeq që goditi Shqipërinë të martën. Eduardi 54 vjeç, Dolora 49, Kristi 25 vjeç dhe Klausi 21-vjeçarë, u larguan nga kjo botë në krahët e njëri-tjetrit mbërthyer nga frika dhe tmerri i një tërmeti që kjo familje nuk i shpëtoi dot.
Ata u nxorrën të pajetë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në lagjen 18 në Durrës, pranë Kryqit të Kuq. Të parët, Kristi dhe babai i saj. Dhe pas orëve të tëra nën rrënoja u nxorrën të përqafuar nëna dhe djali. Kristi kishte mbaruar shkollën e Mjekësisë dhe shumë shpejt priste të vishte bluzën e bardhë për t’i shërbyer komunitetit. Vëllai i saj i vogël, Klausi dëshironte të bëhej inxhinier dhe për këtë vazhdonte studimet. Familja Reçi, Eduardi është xhaxhai i këngëtares së njohur Evi Reçi.
Të gjithë familjes ju dha lamtumira pas homazheve të mbajtura tek pallati i Kulturës në Durrës. Në homazhe mori pjesë edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregori, i cili në rrjetet sociale ndau lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Kristit dhe familjes së saj, teksa shfaqi miqësinë e ngushtë që kishte pasur me të. “U prehsh në paqe Kiki”, shkruan Gregu në rrjetet sociale teksa ka postuar një foto të Kristi Reçit, të buzëqeshur, me kokën e ulur poshtë.
…Një buzëqeshje që ajo kurrë nuk e kishte menduar se do të mbetej vetëm kujtim në foto, pas këputjes në mes të jetës dhe ëndrrave të saj.
Njoftimin që nuk do të donte të shkruante kurrë ka nxjerrë në shtyllë edhe gjyshi Meçja. Bashkëshortja e tij, Rozeta Meçja 59 vjeç, vajza Diana 30 vjeç dhe vajza Esiela vetëm 8 vjeç. Ai do të përcjellë për në banesën e fundit njerëzit e zemrës të cilët nuk mundi dot t’i shpëtonte pasi mbeti i bllokuar jashtë dhomës ku ato qëndronin bashkë. Gjyshja, vajza dhe mbesa humbën jetën nën rrënoja në të njëjtin pallat ku jetonte edhe familja Reçi. Në dhimbjen e madhe të humbjes së tre jetëve, gjyshi ka zgjedhur t’i përcjellë për në banesën e fundit vajzën dhe mbesën veshur me fustan të bardhë nusërie.
Të tjera
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...