Lajme

Djali i dëshmorit me mesazh emocionues në 22 vjetorin e vdekjes së babait

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 31 March 2021

Eduard Muji i biri i dëshmorit, Anif Muji nga Struzha, ka përkujtuar babin në 22 vjetorin e vdekjes së tij.

Muji ka shkruar se është shumë e vështirë të mbash mbi supe emrin ‘fëmijë dëshmori’, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot u bën plot 22-vite nga rënja heroike e babait tonë në mbrojte të gjuhës dhe në mbrojte të atdheut edhe pse në kohë pandemie konform rregullave te IKShP-së na nderuan me prezencën miq bashkëpuntor te babit duke kujtuar kështu sakrificën  dhe veprat e tij fisnike për atdheun qe shume e deshti. Për ne si familje dëshmori është̈ nder dhe krenari por është e vështire te mbash mbi supe emrin femije deshmori ,sa eshte nder është edhe përgjegjësi. Na mungon prezenca jote dashuri e një prindi ndaj fëmijës se tij po gjithë këtë dhimbje e mposht krenaria ndaj teje babë.

-Advertisement-

Lavdi  ju qoftë dheu i Kosovës që aq shume e deshte.”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Në 22 vjetorin e vdekjes kujtohet dëshmori Anif Muji nga Struzha

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera