Djali i Ardit Gjebreas la të fejuarën për t’u lidhur me Vildane Zenelin

Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 24 January 2021
Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për pozat seksi, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbetet jeta private. E tre muaj pasi u përfol për një lidhje me Jonin, djalin e producentit të njohur, Ardit Gjebrea, Vildane detyrohet të na informojë për të rejat e saj, shkruan Panoramaplus.
Vildane, në një postim të bërë në “Instagram”, është shprehur se aktualisht është ‘single’, por edhe nëse kjo do të ndryshojë, nuk do ta bëjë publike. Me sa duket, bërja publike e lidhjeve me apo me dashme është kthyer në një fobi për personazhet e njohur, për faktin se pas kësaj diçka ndodh krejt papritur dhe lidhja merr fund.
Ndërkohë, i rikthehemi historisë së saj tre muaj më parë me djalin e Gjebresë, një histori që doli në media vetëm një muaj pasi ai kishte prishur fejesën. Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrëdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.
Mbi dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës. Por prej katër muajsh ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e artistit e moderatorit të programit “E diela shqiptare”.
Nga postimet e fundit, Merlin e deklaronte veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi. Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë vendit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. E pas dy vitesh fejesë, marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar mori fund.
Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat tashmë nuk ekzistojnë më në profilet e tyre, pasi i kanë zhdukur. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës. Ndërkohë, ç’ndodhi me jetën e Jonit, i cili ka një biznes cigaresh puro, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Pikërisht në SHBA ku jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, tre muaj më parë ndodhi kjo “romancë amerikane”, që po ashtu ka marrë fund. U tha se Vildane i kishte vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ndau me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA, shkruan Panoramaplus.
Dhe sapo Joni postonte foto, Vildane e ngacmonte me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë. Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?
Ajo shihej pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, sepse ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë. E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo, nuk jam në një lidhje”.
Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab. Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëritjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun.
Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë. “Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë.
Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid-19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo. E dukej se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihej e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimeve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid-19, pasi dilte të darkonte në restorantet e Nju Jorkut. E tashmë që dhe kjo “romancë” nuk ka zgjatur, le të shohim se cila do të jetë lidhja perfektë e modeles seksi.( Panoramplus).

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...