Lajme

Djali i Agim Veliut “sulmon” rëndë Vjosa Osmanin, përmend edhe SHIK-un

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 15 January 2020

Të martën nëpërmjet ndasia në LDK u bë publike nëpërmjet kundër njëri-tjetrit të dy nëkryetarëve të LDK-së, Vjosa Osmanit e Agim Veliut.

E një ditë pas, djali i këtij të fundit, Shkumbini, i ka dal në mbrojtje babait të tij, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, Shkumbin Veliu, që edhe është pjesë e LDK-së, ka goditur rëndë Vjosa Osmanin.

-Advertisement-

Në fakt, këtë të fundit nuk e përmend në emër, mirëpo në statusin e tij lë të kuptohet që është pikërisht Osmani asaj që ia ka drejtuar shkrimin, shkruan gazeta inFokus.

Veliu ka thënë që babai i tij, Agimi ka qenë gardian i Ibrahim Rugovës e politikës së tij, e që kjo i ka kushtuar edhe me sulme, madje edhe rrezikim të jetës së tij.

Ky është shkrimi i plotë i Shkumbin Veliut:

Për ata që fytyrat i ndërrojnë më shpesh se çorapet!

  1. Veliu ishte themelues i LDK-së në Llap, nga ajo kohë qëndroi vetëm në LDK.
  2. Veliu ishte gardian i Ibrahim Rugovës në atë kohë kur as plumbat nuk ia kursenin.
  3. Veliu duke mbrojtur LDK-në e Rugovën, e duke mos ikur e mori një plumb, njëjtë sikur kolegët e tyre, Fetah Rudi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa etj.
  4. Veliu, i qëndroi afër z. Isa Mustafa, kur e shanin, e fyenin besa edhe e gjuanin me gaz e Molotov, Agimi ishte krah me kryetarin e tij.
  5. Veliu nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.
  6. Veliu nuk e bëri, që vendimet që duhej votohen në kohen e kryeministrit Mustafa të sabotohen ndërsa tek kryeministri Haradinaj me sy mbyllur të votohen.
  7. Veliu, nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.
  8. Veliu nuk përdor FB fallso për ti përdorur për shantazhe të nevojave të veta politike.
  9. Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në👏

Mesazhet organizative, nuk mundet të ju poshtrojnë para politikanëve dinak, kriminel e shkatrrues.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera