Fun & Video

Djali i hedh acid në ujë të dashurës shtatzënë, arsyeja shokon

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 26 October 2017

I hedh acid nga ai që përdoret për pastrim, në shishen e ujit të dashurës shtatzënë dhe motivi lë pa fjalë.

21-vjeçari amerikan Theophilous Washington, nga Washington, pranoi se i ka hedhur acid në shishen e ujit të dashurës së tij me qëllim që ta detyronte të abortojë.

I riu nuk dëshironte të kishte fëmijë, për shkak se ishte ende student, por duke ndeshur në insistimin e vajzës për ta çuar në fund shtatzëninë, tentoi abortin me aktin ekstrem.

-Advertisement-

Vajza ishte dy muajshe shtatzënë në momentin që piu acidin. Menjëherë ndjeu djegie në stomak, kështu që lajmëroi ambulancën.

Fatmirësisht e reja shpëtoi, ndërkohë që 21-vjeçari është në pritje të procesit gjyqësor nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Episodi u shënua vitin e kaluar, ndërkohë që këtë të martë i riu u deklarua fajtor, ndërkohë që dënimi final do të jepet pas afro një muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera