Lajme

Djali i hedh acid në ujë të dashurës shtatzënë

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 26 October 2017

I hedh acid nga ai që përdoret për pastrim, në shishen e ujit të dashurës shtatzënë dhe motivi lë pa fjalë.

21-vjeçari amerikan Theophilous Washington, nga Washington, pranoi se i ka hedhur acid në shishen e ujit të dashurës së tij me qëllim që ta detyronte të abortojë.I riu nuk dëshironte të kishte fëmijë, për shkak se ishte ende student, por duke ndeshur në insistimin e vajzës për ta çuar në fund shtatzëninë, tentoi abortin me aktin ekstrem.

Vajza ishte dy muajshe shtatzënë në momentin që piu acidin. Menjëherë ndjeu djegie në stomak, kështu që lajmëroi ambulancën.Fatmirësisht e reja shpëtoi, ndërkohë që 21-vjeçari është në pritje të procesit gjyqësor nën akuzën e tentativës së vrasjes.Episodi u shënua vitin e kaluar, ndërkohë që këtë të martë i riu u deklarua fajtor, ndërkohë që dënimi final do të jepet pas afro një muaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera