Fun & Video

Djali autist “shpërthen” në lot gëzimi kur i dhurohet një qenush

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 22 February 2019

Një djalë i ri me autizëm iu ofrua surprizë e veçantë nga nëna e tij që e bëri atë të “plaste” në lot gëzimi.

Cohen Wade, nga Newtownabbey të Irlandës Veriore, u paraqit me një batanije të mbështjellur në dyshemenë e dhomës, ulur pranë familjes së tij, transmeton lajmi.net.

Ndërsa ai i afrohet me emocione batanije, ai pyet për dhuratën: ‘A është një gjarpër?’

-Advertisement-

Pasi nëna e tij, Ashley Wade, e siguron atë se nuk është gjarpër, Cohen me entuziazëm kupton se çfarë ka bremda.

Ai pyet: ‘A është një qenush?’.

Sapo nëna e tij t’i thotë se ai ka të drejtë, Cohen menjëherë vrapon dhe i dhuron një përqafim, duke shpërthyer në lot gëzimi.

Ndiqeni videon për t’ia parë reagimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera