Rozë

Djalë apo vajzë, Turjan Hyska zbulon sekretin për fëmijën e parë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 30 July 2017

Orinda Huta dhe Turjan Hyska, dy ditë më parë, më datë 27.07.2017 lidhën kurorë pas afro një dekade sëbashku.

Dyshja kaq shumë e dashur për publikun bëri bashkë shumë figura të njohura të shoubizit bashkë me familjarët duke krijuar një mbrëmje gjigande, plot emocione dhe surpriza.

Pas kësaj feste që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, ‘Prive’ intervistoi të sapomartuarit duke i pyetur edhe nëse kishin plane për fëmijë, tanimë që hodhën këtë hap të rëndësishëm, dhe gjininë që do të preferonin.

‘Për mua nuk ka rëndësi gjinia. Sido që të jetë, vetëm të ketë sytë e Orindës’ tha regjizori teksa shihte me adhurim partneren.

-Advertisement-

Ndërkohë, bashkëshortja e tij shtoi se ajo do të preferonte të kishte një vazë si fëmijën e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera