Rozë

“Djalë apo vajzë”, mos Sara Hoxha po flet rrotull për shtatzëninë?

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 05 July 2020

Po flitet se Ledri dhe Sara do të bëhen prindër.

Reperi shqiptar, Ledri Vula së fundmi e ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Sara Hoxhën.

Çifti menjëherë u kthyen ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

-Advertisement-

E më pas dolën zëra se Sara është shtatzënë, mirëpo as njëri e as tjetri nuk e konfirmuan e as nuk e mohuan një gjë të tillë.

Dyshimet u shtuan pasi duket sikur Sara flet rrotull lidhur me këtë.

Në një foto të fundit të postuar në Instagram, Sara ndodhet në restorant përpara një pjate bosh, ndërsa shkruan: “Ku është ushqimi, është e vetmja gjë që po mendoja në ato momente”.

Por kaq ka mjaftuar që ndjekësit e saj ta pyesin Sarën nëse është në pritje të një djali apo të një vajze, ndërsa disa të tjerë janë të bindur se po pret një vajzë.

Sara ndërkohë ka vendosur të heshtë pavarësisht pyetjeve të shumta që i kanë bërë fansat lidhur me shtatëzaninë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera