Lajme

Dj Blunt theret me thikë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 08 June 2018

Këngëtari prishtinas, i njohur si Dj Blunt, është therur me thikë sot në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka konfirmuar se informata është marrë rreth orës 19:30, kur ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Sipas Borovcit, ngjarja ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, kurse policia tashmë ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

-Advertisement-

Dj Blunt, 37-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera