Rozë

Divorci i miliardave? Ata janë bashkë!

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 09 September 2017

Roman Abramovich dhe Dasha Zhukova njoftuan ndarjen e tyre muajin e kaluar, por ata janë fotografuar të premten në mëngjes së bashku duke ecur, ndërsa dukeshin të lumtur në krah të njëri-tjetrit.

50-vjeçari, pronar i skuadrës së Chelsea-t dhe gruaja e tij 36-vjeçare kanë dy fëmijë, një djalë Aaron Alexander, i lindur në vitin 2009 dhe vajza, Leah Lou, e lindur në vitin 2013. Të dy fëmijët kanë lindur në SHBA dhe do të jetojnë me nënën e tyre në Manhattan, ndërsa ndjekin shkollën në qytet.

Sipas revistës “Forbes”, Abramovich ka një pasuri prej 9.2 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 12 më të pasur në Rusi dhe 139 më i pasur në botë.

-Advertisement-

Abramovich dhe Dasha Zhukova kanë shtëpitë e tyre në Londër, Moskë, Kolorado, Karaibe dhe në jug të Francës, si dhe jahte të shumta. Për këtë arsye, ndarja e tyre u cilësua si divorci i miliardave muajin e kaluar, por tashmë ata janë fotografuar pranë njëri-tjetrit.

Megjithatë, në një deklaratë të përbashkët muajin e kaluar, ata deklaruan se do të mbeten miq të ngushtë, prindër dhe partnerë në e përbashkëta dhe takimi i së premtes nuk lë vend për të menduar një ribashkim të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera