Rozë

Divorci dhe dhuna në familje, Roza Lati: Kam parë prindërit e mi duke u zënë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 30 January 2019

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” u trajtua tematika “Seksi dhe Nderi”.

Në panel, e ftuar ishte edhe moderatorja e njohur për natyrën e saj të çiltër dhe të folurën “pa doreza”, Roza Lati.

Ndërkohë, në debat e sipër, teksa u përfol për divorcin dhe dhunën në familje, Roza pranoi publikisht se në fëmijëri ka qenë e pranishme në një situatë të ngjashme.

-Advertisement-

“Kam qenë në një situatë të tillë. Unë kam qenë e vogël dhe kam parë konflikte mes prindërve të mi. Kam parë nënën time në këtë situatë”, tha Roza.

Sakaq, në vijim theksoi se dashuria për nënën e saj, Rita Lati është e pakufijtë për të.

Prindërit e moderatores janë divorcuar kur ajo ishte fëmijë dhe fatkeqësisht disa vite më vonë babai i saj ndërroi jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera