Sport

“Divorc” te Barcelona, Ja ku do të transferohet…

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 08 January 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i ka bërë dalje sulmuesit Munir El Hadadi. Mediat spanjolle raportojnë se 23-vjeçari nuk është në planet e teknikut blaugranas dhe është në negociata me Sevijan.

Sulmuesi kërkon më shumë minuta, teksa largimi nga Barcelona ishte i pashmangshëm. Mësohet se spanjolli është takuar me trajnerin Valverde pas sfidës ndaj Getafes dhe palët duket se kanë rënë dakord për “divorcin” mes tyre.

Munir u aktivizua 33 ndeshje në kampionati për Barcelonën, ndërsa vjet shkëlqeu në huazim tek Alaves, me 14 gola në 37 ndeshje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera