Lajme

Ditëve në vijim më shumë diell, temperaturat në rritje

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 05 May 2021

Dy ditëve në vijim në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat shënojnë rritje. Ditën e shtunë me kalimin e një fronti të ftohtë mbi rajon, parashihet të mbajë mot më i ftohtë, me vransira orëve të mëngjesit, të cilat gjatë ditës shpërndahen.

Nga dita e diel parashihet mot më stabil, me kthjellime dhe diell e ditën e hënë temperaturat mund të rriten edhe mbi 26C.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë mund të kalojnë edhe në vlera mesatare. Ditën e shtunë erërat më të theksuara nga verilindja shpërndajnë edhe me shumë ndotësit ajror, kështuqë indeksi mund të zbres edhe në vlera të mira.

-Advertisement-

Me motin që parashihet të ketë më shumë diell, ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë do të jetë në rritje, e indeksi UV do të jetë në vlera të larta, por edhe shumë të larta nga dita e diel, e që në këto kushte preferohet ekspozim më minimal në diell orëve të mesditës.

6.05 – Kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e ku vende-vende mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.

7.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

8.05 – Më ftohtë dhe me erë, në mëngjes kryesisht me vransira. Ditën priten kthjellime.

9.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

10.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri 9C, e ditën e diel zbresin edhe deri në 3C. Ndërsa maksimalet të premten shënojnë rritje deri në 25C, e ditën e shtunë zbresin edhe deri në 17C, mirëpo nga dita e diel shënojnë rritje deri në 26C të dielen.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, nga jugperëndimi 6-13m/s, e ditën e shtunë nga verilindja 5-11m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie deri ditën e premte, e nga dita e shtunë me tendencë të rritjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera