Lajme

Ditë të ftohta dhe me shi, moti për javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 18 September 2022

Javë më e ftohtë, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

18.09.2022 – Dita e hënë e javës vijuese fillon me mot më të ftohtë dhe mundësi për mjegull në vise të ulëta. Gjatë ditës rrymime ajrore paksa më të ngrohta sjellin një rritje të temperaturave, mirëpo orëve të pasdites vransirat shtohen e më vonë priten edhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Nga dita e martë do të mbajë mot më i ftohtë me vransira e intervale me diell. Të mërkurën dhe enjten ka gjasa edhe për reshje të pakta lokale shiu.

Qarkullimi i mirë ajror edhe ndihmon që ndotësit ajror të mbesin më të shpërndarë, ndërsa indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

-Advertisement-

Datat:

19.09 – Në mëngjes ftohtë, me mundësi për mjegull përgjatë viseve të ulëta. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë me vransira që do të shtohen deri në mbrëmje ku japin mundësi për riga lokale shiu në pjesë veriore të vendit.

20.09 – Pjesërisht vranët.

21.09 – Vransira dhe intervale me diell, vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

22.09 – Kryesisht me vransira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

21.09 – Pjesërisht vranët.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C deri 8C, e maksimalet pas një rritje të hënën deri në 20C e 21C, më pas zbresin në 13C dhe 15C.

Të hënën do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore 2-5m/s, e më pas në mbrëmje ndryshon drejtimin dhe gjatë javës frynë nga verilindja edhe mesatare 3-11m/s.

Shtypja atmosferike në rritje graduale mbi vlera mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera