Fokus

Ditë më parë u përmend rrëzimi i qeverisë, Haradinaj “nis” fushatën

Autori: Halil Berisha 11:45 | 19 July 2019

Ditë më parë, partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje lëshuan edhe mbledhjen e kryesisë së Kuvendit duke thënë që shumë shpejt do të thërrasin mocion mos-besimi ndaj qeverisë Haradinaj.

Kjo pasi siç thonë nga këto parti, arsyet janë vendimet jo-kushtetuese, korrupsioni e nepotizmi.

Bile votat për të rrëzuar qeverinë Haradinaj i kanë premtuar edhe deputetët e PSD-së.

-Advertisement-

Andaj, si duket, për këtë punë ka filluar të përgatitet edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj, që është edhe kryetar i AAK-së, madje goxha intensivisht.

Së pari, të mërkuren e 17 korrikut, Ramush Haradinaj, derisa ishte bashkë me zëvendësin e tij në qeveri, Fatmir Limaj, në bastionin e këtij të fundit, në Malishevë, u takua edhe me strukturën e partisë së tij në këtë qytet.

Bile këtu deklaroi se besimi në partinë e tij po rritet me të madhe.

“Qytetarët e Malishevës nuk do ta kenë të vështirë të zgjedhin AAK-në, duke qenë forca e duhur për vendime të mëdha, që i japin dinamikë të re forcimit të shtetit zhvillimor”, deklaroi Haradinaj, shkruan gazeta inFokus.

Po atë ditë, Haradinaj vizitoi edhe degën e AAK-së në Vushtrri, në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të saj.

Edhe këtu Haradinaj u kujdes të tregoi se puna e partisë së tij në ekzekutiv po bën që të rritet edhe numri i përkrahësve, shkruan gazeta inFokus.

“AAK po i përmbushë pritjet e qytetarëve në qeverisjen e saj, në nivel nacional dhe lokal, dhe kjo ka bërë që të shtohet hovshëm interesimi i qytetarëve në tërë vendin për t’iu bashkuar rrugëtimit të saj si familje politike”.

Veç Malishevës e Vushtrrisë, brenda dy ditësh Ramush Haradinaj vizitoi edhe qytetin e Fushë Kosovës e strukturat e partisë së tij në këtë vend.

“Kryetarit Besnik Shala dhe Kryesisë iu shpreha mbështetje të parezervë në mbarëvajtjen e realizimit të programit partiak, duke iu përgjigjur interesimit të shtuar të qytetarëve për t’iu bashkuar AAK-së. Guximi për të krijuar e shquan Aleancën dhe do të vazhdojmë në këtë frymë për ta bërë diferencën në vend”, ka deklaruar Ramush Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera