Sport

Ditë historike për sportin istogas, të gjitha rrugët çojnë sot në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 17 November 2018

I madh e i vogël në Istog sot do të përkrahë skuadrën hendbollistike, KH Istogu në ndeshjen e parë ndërkombëtare për këtë skuadër dhe për sportin e Istogut në përgjithësi.

Istogu luan me ekipin nga Italia, Cassano Magnago në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup). Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 kurse e dyta të dielen nga ora 17:00.

KHF Istogu për herë të dytë paraqitet në kupa evropiane kurse kërkon kualifkimin për herë të parë. Skuadra e Faruk Shalës pret të ketë përkrahje të madhe të tifozëve në këto dy ndeshje historike për qytetin e Istogut, ndërsa udhëtimi nga Istogu për në Pejë bëhet në mënyrë të organizuar dhe pa pagesë.

-Advertisement-

Istogu ka treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit dhe ka bërë stërvitje shtesë që sa më i gatshëm të pret ndeshjet me italianet e Cassano Magnago. Në përbërje Istogu ka shumë lojtare reprezentuese të Kosovës që pritet ta bartin barrën kryesore.

Kapitenja Albina Rugova ka thënë se skuadra është e gatshme për ndeshjet evropiane.

“Jemi të gatshme, kemi punuar shumë kohëve të fundit. Gjithçka po shkon sipas planit, vajzat janë të gjitha në formën e duhur për ndeshjet kundër italianeve. Besoj shumë në ekipin tim, cilësia nuk na mungon, vetëm shpresoj që edhe fati të jetë në anën tonë”, ka thënë Albina Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera