Lajme

“Ditë e zezë për Italinë”/ Rekord i viktimave ditore

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 04 December 2020

Italia regjistroi një ditë më parë shifrën më të lartë të viktimave të koronavirusit, me 993 humbje jete në 24 orët e shkuara, pavarësisht se numri i infektimeve të reja është në rënie.

Rekordi i mëparshëm ishte prej 969 viktimash dhe ishte vendosur më 27 mars, kur Italia ishte nën izolim kombëtar pasi u bë i pari vend evropian që u godit rëndë nga pandemia. Tani bilanci i viktimave është 58038. “Një ditë e zeze për Italinë”, ishte një nga titujt e gazetave italiane. Numri i raportuar i viktimave ditore ka qenë nën 800 për pesë ditët e shkuara ndërsa numri i infektimeve po shënon rënie. Të enjten u raportuan 23 mijë raste të reja ndërkohë që më 13 nëntor ishin raportuar 40 mijë.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, situata është ende shumë serioze. Ndërsa kryeministri Giuseppe Conte, prezantoi masat e reja për sezonin e festave, ndër të cilat ndalim i udhëtimeve mes rajoneve nga 21 dhjetori më 6 janar dhe një ndalim qarkullimi gjatë natës nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit.

-Advertisement-

“Duhet të eleminojmë rrezikun e një vale të tretë që mund të mbërrijë në janar dhe që nuk është më pak serioze se vala e parë dhe e dytë. Nuk mund ta ulim vigjilencën”, tha Conte.

Aktualisht Italia është e ndarë në zona rreziku dhe masat variojnë nga njëra zonë në tjetrën. Për ministrat, kjo ndarje rajonale po funksionon por italianët janë paralajmëruar se duhet të mbeten vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet për të ulur infektimet e reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera