Rozë

Ditë e veçantë për ta, Neymar dhe e dashura postojnë fotot e rralla intime

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 13 June 2022

Brazilianët festojnë sot ‘Ditën e të dashuruarve’ që në shumë vende të tjera festohet në 14 shkurt. Dhe me atë rast futbollisti i njohur Neymar ka postuar një foto të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, duke i bërë edhe një dedikim romantik.

Ylli i PSG ka postuar një foto krah bukuroshes braziliane ku shfaqen të veshur matchy-matchy me të bardha: ai me një pal xhinse, një bluzë, kapele dhe disa aksesorë ekstragavantë, kurse Bruna me një fustan të ngushtë që i ekspozon dekoltenë. “Gëzuar ditën e të dashuruarve!”- shkruan ai.

Ndërkohë, nuk ka munguar një urim publik as nga Bruna. Ndryshe nga asi brazilian ajo ka publikuar jo një por një album me fotot nga momente të ndryshme intime, që ia kanë fshehur syrit të publikut.

-Advertisement-

“Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne!”– shkruan ajo duke zbuluar kështu se ky është viti i parë që ata festojnë bashkë në këtë ditë.

Aktualisht çifti i njohur ndodhet në Miami ku po kalojnë pushimet e para të kësaj vere pas mbylljes së sezonit të futbollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera