Lajme

Ditë e mbarë në Karaçevë, pa kazino, prostitucion e policë të përfshirë në krime

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 19 September 2020

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje nga aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë. Aty janë arrestuar 33 persona, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë erdhi si rezultat i një hetimi gati një vjeçar.

Aty u arrestuan 33 persona, në mesin e tyre 10 policë si dhe u sekuestruan aparate të lojërave të fatit, 120 gjedhe dhe prova të tjera materiale.

-Advertisement-

“Operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale. Deri në lëshimin e kësaj komunikate, në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, të cilët brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale”, thuhet në njoftim.

Tutje në komunikatë thuhet se ky operacion, i cili është operacioni më i madh i llojit të tij në Republikën e Kosovës, është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor.

Për këtë aksion të Policisë, ka reaguar edhe Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Kryetari i Kamenicës publikon pamje se si po rrënohen kazinot në Karaçevë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka publikuar pamje se si po rrënohen kazinot në këtë pjesë.

“Ora 03:00 e mesnatës. Komuna, në bashkërendim me institucionet e sigurisë, po vazhdon me rrënimin e të gjitha objekteve që kanë qenë të destinuara si kazino”, ka shkruar Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera