Ditari i mamasë së xhihadistit zbulon si po përgatisnin akte terroriste familjarisht
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 04 February 2018
Në vitin 2011, kur ende nuk ishin shumë aktuale udhëtimet xhihadiste për t`iu bashkuar ISIS-it, në Zvicër pati bërë bujë rasti i një nxënësi me prejardhje arabe (palestineze) i cili kishte shkuar për të luftuar në Somali dhe në Siri.
Tash, gazeta “Tages Anzeiger” ka zbuluar ditarin që e ka mbajtur nëna e nxënësit të përmendur nga qyteti Biel në Kantonin e Bernës.
Në 700 faqet e këtij ditari të shkruar arabisht, ajo sqaron përse i biri, Majed Najjar kishte shkuar atje.Por risia që nxjerr ky ditar qëndron në faktin se aty zbulohet se djalit i ishin bashkuar edhe prinderit e tij dhe dy arabë tjerë të qytetit Biel, transmeton albinfo.ch.
Ditarin, në formën elektronike, e ka në dispozicion edhe redaksia e magazinës televizive të lajmeve “10vor10” të transmetuesit publik SRF, i cili do ta prezantojë atë në lajme. Sipas përmbajtjes së ditarit, shkaktar që familja t`i bashkohet ISIS-it ka qenë urrejtja e tyre ndaj perëndimit dhe ndaj Zvicrës.
Ndërkaq kjo familje kishte ardhur në Zvicër në vitin 2000 për të kërkuar azil. Pak pas sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork, kryefamiljari kishte ftuar në një takim sekret disa xhihadistë në Biel, transmeton albinfo.ch.
Në atë takim, sipas ditarit, është biseduar për realizimin e një atentati në Zvicër, për të dënuar këtë shtet për mbështetjen që po ia jepte SHBA-së në luftën kundër terrorizmit islamik. Për shkak të “rrethanave të ndërlikuara” por edhe për shkakun se shumica e pjesëmarsve të takimit jetonin larg njëri tjetrit, plani nuk është realizuar.
Autorja e ditarit tregohet shumë krenare për faktin se paratë e fituara nga ndihma sociale e Zvicrës i ka përdorur edhe për të propaganduar për xhihadin.
Edhe i biri i saj, udhëtimin për në xhihad e ka ndërmarrë me paratë e asistencës sociale zvicerane. Ndërkohë që gjimnazisti është vrarë gjatë luftimeve në Siri, nuk dihet asgjë për fatin e dy prindërve të tij dhe dy xhihadistet tjera nga Bieli.
Të tjera
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...