Kulturë

Ditari i Sadberës së dëbuar: Një vajzë 16-vjeçare që përjetoi luftën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 10 October 2021

Nga: Sylë Ukshini

Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare Sadbera Gashi shkruan ditarin e saj, të cilin ajo e quan me dashuri “Mimi”. Ajo shkruan në italisht në mënyrë që askush të mos i lexojë mendimet dhe ndjenjat e saj më intime.

Sadbera tregon se për të shkuar në disko me miqtë, për të rënë në dashuri për herë të parë, për të luftuar me shoqen e saj më të mirë, për pushimet verore buzë detit. Ashtu si miliona vajza të tjera, ajo e do Leonardo di Caprio.

-Advertisement-

Por, jeta në qytetin e saj të lindjes, Prishtinë (Kosovë), është e mbushur nga frika dhe lufta që ndodhë ndërmjet shqiptarëve të robëruar dhe forcave ushtarake dhe policore serbe të ardhur nga Beogradi.

Sadbera përshkruan urrejtjen dhe poshtërimin nga serbët u bëjnë shqiptarëve duarthatë. Ajo mëson për masakrat dhe përdhunimet. Ajo duhet të shikojë se si policia i vë zjarrin dyqaneve dhe shkatërron shtëpitë shqiptare.

Të njohurit, miqtë dhe anëtarët e familjes zhduken rreth tyre pa lënë gjurmë. Së fundi, NATO ndërhyn. Bombat bien natë pas nate. Më 31 mars 1999, “oficerët e policisë serbe me maska në fytyrë hynë në shtëpinë tonë dhe thanë se duhet të largohemi, nëse nuk duam të vdesim …”

Është një ditar plotë ngjarje dokumentare dhe autentike të shënuara nga një vajzë 16 vjeçare. Vlera e këtij ditari të Sadberës është i jashtëzakonshëm dhe më me vlerë është se ai u botua në dy gjuhë evropiane, italisht dhe gjermanisht në vitin 1999.

Do të ishte interesante ta dëgjonin sërish Sadberën, e cila na ka lënë prapa një dokument autentik, që mund të bëhet edhe film, përmes të cilit do t’i tregonim botës se liria dhe pavarësia e Kosovës është edhe rezultat i vullnetit dhe dëshirës për jetë dhe dituri edhe këtyre fëmijëve shqiptar të Kosovës, të cilëve atëbotë u mohohej e drejta për shkollim, jetë të lirë dhe për jetë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera